Zgjidhje Elektrike dhe Teknologjike për Një Të Ardhme të Ndriçuar!
Zgjidhje per:
Sisteme të mbikqyrjes me kamera
Tek Marku Elektrik, ne specializohemi në projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve të avancuara të mbikëqyrjes me kamera, të përshtatura për një gamë të gjerë industrish dhe nevojash. Sistemet tona ofrojnë shumë më tepër sesa thjesht monitorim – ato janë një dritare që ju ndihmon të keni kontroll të plotë mbi aktivitetin dhe sigurinë e biznesit tuaj.
Kontroll aksesi
Ne projektojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë sisteme të kontrollit të aksesit të përshtatura për çdo nevojë, qoftë rezidenciale apo tregtare. Këto sisteme përdorin teknologji të ndryshme dhe ofrojnë nivele të ndryshme sigurie, duke përfshirë karta pa kontakt, hyrje përmes telefonit, siguri kibernetike dhe pajisje mbyllëse. Të kuptuarit e detajuar të këtyre specifikave është thelbësor për menaxhimin e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.
Sisteme elektrike
Skuadra jonë e specializuar, e përbërë nga profesionistë të talentuar dhe të drejtuar nga inxhinierë me përvojë, projekton dhe zbaton me sukses një gamë të gjerë sistemesh energjetike. Këto përfshijnë sisteme për shpërndarjen e energjisë, rezervimin, kontrollin dhe supervizimin e energjisë, si dhe zgjidhje për tokëzimin dhe mbrojtjen nga shkarkimet atmosferike, ndër të tjera.
Sisteme alarmi
Sisteme parkimi
Sistemet e parkimit të dizajnuara nga ne ofrojnë funksionalitete të pasura dhe janë të përshtatura për çdo kërkesë të klientëve. Ne mund të projektojmë sisteme parkimi me ose pa operator, duke ofruar një gamë të gjerë opsionesh për akses dhe pagesë, përfshirë karta bankare, kartëmonedha, bonuse vizitorësh, RFID, lexues targash dhe më shumë. Këto sisteme janë të qëndrueshme në kohë dhe ofrojnë kosto të ulëta mirëmbajtjeje.
Mbrojtje perimetrale
Ne ofrojmë sisteme të mbrojtjes perimetrale të avancuara, të cilat mund të instalohen në perimetrin e rezidencave, selive tregtare, fabrikave, kantierëve industrialë, infrastrukturës energjitike, reparteve dhe në çdo vend tjetër me rëndësi strategjike. Këto sisteme mund të jenë të padukshme dhe të instaluara nën tokë, të vendosen në gardh ose rrethim, ose mund të jenë të pavarura nga struktura rrethuese. Mbrojtja perimetrale përdor teknologji të ndryshme dhe integrohet në mënyrë efikase me sisteme të tjera sigurie për të ofruar një mbrojtje të plotë dhe të besueshme.
Automatizimi i ndërtesave
Si një kategori e avancuar e sistemeve të automatizimit të ndërtesave, sistemet e shtëpive inteligjente ju mundësojnë automatizimin e shumë funksioneve dhe menaxhimin e pajisjeve të ndryshme në shtëpinë tuaj. Ne ofrojmë sisteme që janë të afta të plotësojnë kërkesat dhe nevojat specifike të çdo klienti. Disa aspekte kyçe që mund të ndikojnë në zgjedhjen e një sistemi të shtëpisë inteligjente përfshijnë lehtësinë e përdorimit, integrimin me pajisje të tjera, sigurinë dhe efikasitetin energjetik. Sistemet që instalojmë janë të dizajnuara për t’iu përshtatur këtyre kritereve dhe për të ofruar një përvojë të avancuar dhe të sigurt.
Kontrolli i trafikut rrugor
Ne projektojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë sisteme të avancuara për kontrollin dhe regjistrimin e shpejtësisë dhe targave në rrugë qytetase dhe ndërqytetase. Këto sisteme janë të personalizuara sipas kërkesave dhe specifikimeve të administratorëve të qyteteve dhe mund të integrohen në mënyrë efikase me sisteme të tjera sigurie. Sistemet që ofrojmë ndihmojnë në menaxhimin e trafikut dhe rritin sigurinë në rrugë, duke siguruar monitorim të vazhdueshëm dhe regjistrim të detajuar të aktiviteteve në rrugë.
Njoftimi i emergjencës
Sistemi i njoftimit të emergjencës lehtëson shpërndarjen e mesazheve për të informuar grupe të mëdha njerëzish mbi emergjencat ekzistuese ose të pritshme. Ky sistem ndihmon në ruajtjen e sigurisë së punonjësve, lajmëron rezidentët dhe vizitorët, dhe automatizon përgjigjen e sistemeve IT, duke parashikuar dhe parandaluar ndërprerjet e veprimtarisë tregtare.
Sisteme telefonie
Sistemet e telefonisë kanë evoluar për të përmbushur nevojat e bizneseve moderne. Sistemet analoge janë të thjeshta dhe të lira, por kanë kufizime në fleksibilitet dhe mund të krijojnë kosto afatgjata. Ndërsa sistemet digjitale, veçanërisht ato PBX 100% IP, ofrojnë fleksibilitet të plotë dhe mundësi integrimi me softuerë të tjerë. RATECH ju ndihmon të zgjedhni sistemin telefonik që i përshtatet nevojave të kompanisë suaj.
Sisteme televizive
Sistemet televizive inovative për hotele rrisin kënaqësinë e mysafirëve dhe ulin kostot operacionale. Ato ofrojnë funksionalitete të plota për zbavitje, informacion dhe komunikim, duke u përshtatur për çdo lloj hoteli, nga hotelet familjare deri tek zinxhirët e hoteleve. Zgjidhje opsionale, si hostimi në cloud, ofrojnë shpejtësi dhe fleksibilitet.
Rrjete lokale (LAN)
Rrjetet lokale (LAN) janë grupe pajisjesh të lidhura në një vendndodhje fizike, si ndërtesa, zyra apo shtëpi. Ato përfshijnë kabllo, pika aksesi, switch-a, rutera dhe komponentë të tjerë që mundësojnë lidhjen e pajisjeve me servera të brendshëm, servera në rrjet dhe LAN-e të tjerë.
